TIRANE- Ish-ministri i PD-së, Besnik Mustafaj e ka cilësuar një pretekst sjelljen e opozitës sot, për të bllokuar punimet në seancën plenare. Teksa ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, Mustafaj theksoi se sjellje nuk prodhon politikë, ndërsa shtoi se ndjen keqardhje për kolegët e tij të PD-së. Mes të tjerash ai kritikoi qëndrimin e sotëm të kryeparlamentari Gramoz Ruçi, duke shtuar se ai nuk duhet të bëjë rolin e arbitrit.

“Gjykimi është një gjë e tepruar, por shija është e keqe. Në këtë kohë kur kemi një qeveri të keqe, kur kemi një periudhë të vështirë për vendin, edhe Shqipëria pret që t’i trajtohet me seriozitet nga opozita, merren me pretekste. Kjo nuk prodhon politikë, këtë ua them me keqardhje kolegëve të mi të PD-së. Duhet të ruajnë durimin e zotit Pjeter Arbnori, ai nuk e humbi kurrë durimin. Kryetari i Kuvendit duhet të jetë me durim të madh, nuk duhet të jetë si arbitër, për të penalizuar lojtarët. Ai dëmton seancën, dhe parlamentarizim. Unë nuk ja miratoj këtë sjellje për legjitimitetin e rregullores”, tha Mustafaj.

Mes të tjerash Mustafaj nënvizoi faktin se këto lloj tensionesh të opozitës që ndodhin në Kuvend, i interesojnë kryeministrit Rama si dhe qeverisë, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Situatën në PD e shoh si një rënie në greminë. Thelbi i PD është i kërcënuar, e shoh më shumë sesa një udhëkryq. Bashikimi në një front opozitar është emergjent. Ne kemi dy lider të partive, Bashën dhe Kryemadhin, që janë shprehur me të njëjtat terma, por mbetet retorikë përsa kohë nuk ndërtohet një program bashkëveprimi. Duhet të jetë një mënyrë organizimi në mënyrë që vendimet dhe çështjet e caktuara të merren. Kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, njëra parti mori pjesë, njëra jo. Është një mungesë totale serioziteti. Nuk i shkon PD, që është partia e parë dhe ka qenë në qeveri dhe opozitë, dhe si shkon që të bëjë këto papjekuri në skenën politike. Dhe LSI duhet të sillet si një parti që njeh marrëveshjet. Është shumë e vështirë që të japësh këshilla për tension të panevojshëm. Kjo zgjidhet në konferencën e Kryetarëve, mbi bazën e vendimi vazhdon seanca. Këto lloj tensionesh i interesojmë më shumë Edi Ramës dhe qeverisë së tij, sesa opozitës. Ndërtimi i opozitës mbi pretekste, është e humbur. Është si të bësh petulla me ujë”, tha Mustafaj.

Po ashtu, Mustafaj u ndal edhe tek lëvizja e re brenda PD-së, ku janë bashkuar kritikët e Bashës. Ai theksoi se kjo lëvizje nuk ka një lider.

“Lëvizja i ka dërguar një dokument lidershipit, ku i kërkojmë mënyrën se si të ruhet koezioni i PD dhe të ruhet statusi, ndërsa kryetari të fitojë legjitimitet. Po ashtu, të rikthehen në gjirin e PD mijëra anëtarë të ftohur, apo të larguar nga PD. Do ndërtojmë së bashku një strategji veprimi. Marshi i veprimit ku mund të veprojmë ne, zgjerohet. Bashkimi i forcave, për të ringritur PD. Nëse do të ketë shurdhëri siç kanë qenë deri tani, që nga 25 qershori e këtej, atëherë miqtë e mi janë të pritur (Patozi dhe grupi i tij) kanë ndërmend që të takohen me demokratët në bazë, për të diskutuar problematikat e PD. Lider nuk ka (lëvizja e re). Më i identifikuara nga të gjithë është Patozi, pavarësisht se ai nuk u përfshi në fushatën për kryetar. Në një farë mënyrë jemi të gjithë aktiv. Në fushatë isha unë monitoruesi i takimeve në rrethe, por për arsye të nivelit të angazhimit tim politik, nuk mund të jem. Nuk është puna që të zgjedhjesh një lider paralel, por të zgjedhim një alternativ. Bashkimi i PD dhe ringritja e saj cilësore dhe numerike dhe rrjeti i saj kapilar për t’i qëndruar përball kësaj qeverie. Votat për kryetarin janë numëruar sipas parimit të kryetarit.”, pohoi Besnik Mustafaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: