Një peticion online ku i kërkohet ambasadores amerikane Yuri KIm të mos ndërhyjrë në politikën e brendshme të Shqipërisë është duke u shpërndarë në rrjetet sociale. 

Në tekstin që po nënshkruhet elektronikisht nga kushdo që ka një adresë emaili thuhet se kryediplomatja amerikane në vendin tonë është duke shkelur Konventën e Vienës. 

“Qëndrimet e Znj. Yuri Kim bien ndesh jo vetëm me statusin e saj diplomatik dhe nenin 41 të Konventës së Vjenës, por kanë cënuar fort aftësinë e vendit për të pasur një opozitë serioze ndaj një qeverie që vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet e veta, e klasifikon thellësisht të korruptuar”, thuhet në peticion.

Sipas këtij teksti “Si qytetarë shqiptarë dhe miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kërkojmë Departamentit Amerikan te Shtetit që përfaqësuesja e SHBA në Shqiperi, Znj. Yuri Kim ti përmbahet statusit diplomatik dhe të ndalojë menjëherë ndërhyrjet brutale në politikën e brendshme dhe institucionet shqiptare! Ne kemi bindjen se vetëm një diplomaci korrekte ndihmon demokracinë tonë dhe frenon dëmtimin e mëtejshëm të imazhit  të SHBA-së tek shqiptarët, të cilët sot e kësaj dite e konsiderojnë atë tempullin e lirisë dhe demokracisë”. 

Ndërkaq, ky peticion ka marrë kundërshtinë e ish-ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, i cili është pozicionuar në krah të Berishës në debatin e brendshëm të PD. I ftuar në “ABC Neës” ai ka thënë se kjo nismë është e nxituar, pasi Ambasadorja Kim, përfaqëson SHBA-të në vendin tonë. 

Ai theksoi se kjo që po ndodh në Shqipëri nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës. 

Ndërkohë që nënvizoi se në bisedat që ka patur me miqtë e tij në PD, i kanë thënë se nuk do e mbështesin këtë nismë.

“Për mua është rruga e papërshtatshme për t’i përcjellë DASH pakënaqësinë e një grupi njerëzish. Ata që marrin nisma të tilla harrojnë që ambasadorja përfaqëson vendin e saj. Unë nuk di vende të tjera të kenë bërë këtë rrugë, për ndonjë ambasadorë amerikanë. Ambasada amerikane, SHBA dhe BE janë nxitësit dhe mbështetësit e Reformës në Drejtësi, pra nuk është hera e parë e ndërhyrjes së ambasadores Kim. Nuk vlen më të merremi me komentet se çfarë bën ambasadorja. Për mua kritikat duhet të merren ndaj gjyqtares jo ndaj ambasadores”, tha Mustafaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: