Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka kujtuar 22 marsin e vitit 1992, ku u shemb diktatura komuniste.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Shehu thekson se 22 marsi i këtij viti do të përsëritet më 25 prill.

Më tej ai shton se nga 22 marsi deri në zgjedhjet e 25 prillit, na ndajnë 34 ditë, njëjte sipas tij me vitet ’92 ku shqiptarët me votën e tyre do i japin dermën pushtetit të kleptokracisë, dhe lidhjeve me krimin.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

22 Marsi kete vit do te perseritet me 25 Prill!
22 Marsi 1992 do te mbetet ne historine e Shqiperise e shqipetareve si nje nga ditet me te ndritura ne shekuj.
Kjo jo thjesht se u shemb diktatura me eger ne Europe, por sepse Shqiperia e dale tashme nga tirania, varferia, izolimi hyri mbas shekujsh pushtimesh, largimesh nga familja e saj, ne rrugen e demokracise, ekonomise se tregut, lirive, zhvillimit duke marre drejtimin e saj natyral, ate Europian e Perendimor.
Ngjarje emblematike kjo per te gjithe ne, kurrorezim i rezistencave, perpjekjeve, aspiratave shume te gjata ne histori te nje populli te tere.
Fatkeqesisht sot ne perseri jemi te detyruar te evokojme ne udhekryqin e ri te historise sone ku na ka degdisur ky rregjim autokrat, mohues i vlerave e aspiratave tona, i te drejtave thelbesore te njeriut per liri, prosperitet, dinjtet, qe i ka kthyer shpinen Perendimit e Europes se bekuar, nje 22 Mars te Ri.
Dhe nga ky 22 Mars tashti na ndajne vetem 34 dite, kur shqiptaret si me 1992, me voten e tyre do t’i japin dermen pushtetit te kleptokracise, lidhjeve me krimin, mohues te atyre vlerave me sublime per ne, per tu kthyer si atehere ne drejtimin e duhur, per te cilen eshte sakrifikuar kaq shume ne historine tone.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb