Ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar në një studio televizive se janë deri në 250 mijë qytetarë të vendit të tij që janë vaksinuar ndaj COVID-19 në shtetet fqinje.

Sipas informacioneve të tij, mijëra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur të vaksinohen në Serbi, Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

Në Serbi janë imunizuar me vaksinë ndaj COVID-19 rreth 2.1 milionë banorë, teksa vaksina i është ofruar edhe qytetarëve nga Kosova.

Ndërkohë dhe vetë Kosova vijon me procesin e vaksinimit ku ka shkuar në kuotën e 72 mijë qytetarëve që kanë marrë nga një dozë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb