Kleoniki Delijorgji është një nga modelet shqiptare më të suksesshme. Mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Shiko Kush Luan”, asaj i është kërkuar që të tregojë se kush është sipas saj “modelja shqiptare më bishë dhe ajo më kota biskota”. Ish-Miss Shqipëria vlerësoi Emina Cunmulajn, e cila ka sfiluar në pasarelat ndërkombëtare, duke e konsideruar atë më të mirën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa ish-velinën, Alesia Bami e konsideroi “kota biskota” ose ndryshe si më të keqen. “Mendoj se më e mira është Emina Cunmulaj, një big up për Eminën. Në Shqipëri për mua 90% e tyre janë kota biskota, se as nuk i njoh me emra, disa vajza që kam punuar unë më përpara dhe tani janë në television, mund të them Alesia Bami nëse konsiderohet modele, më vjen keq e dashur,”– u shpreh Kleoniki Delijorgji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb