TIRANË

Të tjera detaje bëhen mësohen për femrën që ka bashkëpunuar me autorët e grabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se E.B., e cila dyshohet se i vuri flakën furgonit të tretë në afërsi të Bathores, me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes së policisë ka qenë efektive e policisë në Komisariatin e Kombinatit.

Po kështu mësohet se më pas efektivja E.B. u transferua në komisariatin e Vorës. 31-vjeçarja u lirua nga detyra pas grabitjes së blindave në Rinas në vitin 2017.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se E.B. ka pasur njohje me Admir Murataj, që mbeti i vrarë pas grabitjes dhe konsiderohet si koka e grupit. Për këto lidhje dhe prova të tjera, 31-vjeçarja sipas hetuesve është e përfshirë në ngjarjen e Rinasit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb