Një gjykatë në Bolivi ka thirrur ish-presidentin Evo Morales në seancën e parë të gjyqit ndaj tij për trafikim të dyshuar të një të miture, por procesi rrezikon të shtyhet pasi avokatët e tij pretendojnë se nuk janë njoftuar zyrtarisht. Sipas prokurorisë, Morales, i cili drejtoi vendin nga viti 2006 deri në 2019, dyshohet se kishte një lidhje me një vajzë 15-vjeçare në vitin 2015, gjatë kohës që ishte ende president. Nga kjo marrëdhënie, sipas aktakuzës, ka lindur edhe një vajzë.
Hetuesit pretendojnë se prindërit e adoleshentes kishin dhënë pëlqimin e tyre në këmbim të favoreve dhe privilegjeve politike.
“Fillimi i gjyqit kundër ish-presidentit Evo Morales është konfirmuar për të hënën, me praninë e tij”, deklaroi gjatë një konference për shtyp gjyqtari Luis Ortiz Flores, në rajonin e Tarija, ku pritet të zhvillohet procesi gjyqësor. Megjithatë, avokati i Moralesit, Wilfredo Chavez, tha se as klienti i tij dhe as mbrojtja nuk do të paraqiten.
“Nuk mund të shkojmë, pasi nuk jemi njoftuar”, deklaroi ai për AFP, duke shtuar se gjykata nuk e kishte dërguar thirrjen në rezidencën e ish-presidentit, por vetëm e kishte publikuar atë në media.
Morales, 66 vjeç, presidenti i parë indigjen në historinë e Bolivisë, qëndron i fshehur që nga viti 2024 në rajonin Chapare, bastioni i tij politik dhe zonë e njohur për prodhimin e kokës, për t’i shmangur arrestimin pas një urdhër-arresti të lëshuar ndaj tij. Sipas mediave lokale, mijëra mbështetës indigjenë kanë krijuar një lloj mbrojtjeje përreth tij për të penguar ndërhyrjen e policisë. Në janar 2025, pas mungesës së tij në një seancë dëgjimore, gjykata e akuzoi Moralesin për mosbindje, duke pezulluar përkohësisht procedurat deri në paraqitjen ose arrestimin e tij.
Gjyqtari Ortiz Flores theksoi se në Bolivi vetëm çështjet për korrupsion mund të zhvillohen në mungesë të të akuzuarit, ndaj mbetet në dorën e gjykatës të vendosë nëse procesi ndaj Moralesit mund të vazhdojë pa praninë e tij. Edhe mbrojtja e ish-presidentit argumenton se prania e tij është e domosdoshme sipas Konventës Ndëramerikane për të Drejtat e Njeriut, për t’i garantuar atij të drejtën për t’u dëgjuar dhe për të paraqitur mbrojtjen para gjykatës.
Cindy Sarai afirma que nunca fue víctima de tr4t4 de Evo Morales, “no existió hecho, como tampoco existió 3xpl0t4c10n”
Cindy Saraí Vargas Pozo, identificada como la presunta víctima dentro del proceso por tr4t4 de personas que involucra al expresidente Evo Morales, presentó un… pic.twitter.com/6RobBViq9z
— REDDTVOFICIAL (@reddtvoficial) May 9, 2026
