Në protestën e 80 kundër kryeministrit Edi Rama qytetari u shpreh se është shumë e rëndësishme që të bashkohen deri në largimin e Ramës.

“deri sa ta rrëzojmë Edi Ramën këtu do të rri. Nuk ka pasur qeveri më kriminale deri më sot. Ky është më i keqi i të gjithëve…Jetojnë njerëzit me një pension 80 mijë. Të mos isha në kurbet nuk do kishin për të ngrënë bukë. Me Edi Ramën Shqipëria është drejt greminës, Që nga Skënderbeu deri më sa askush nuk ka shitur tokën. Ky po shet tokën, nuk është shqiptar është antishqiptare. Në Francë kemi bërë takim në shoqatë. I bëj thirrje të gjithë refugjatëve, të bashkohen…Ne jemi mërgimtarë…Po ra Edi Rama kurrë jashtë shteti nuk dal më…për këtë tokë edhe familjen e marr dhe kthehemi këtu. Duhet ta detyrojmë të japë dorëheqje duhet mosbindje civile. Të korruptuarit duhet të futen në burg”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: