Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka mohuar se ka qenë viktimë e persekutimit politik që nga largimi i detyrës pak më shumë se një vit më parë. Para dhjetëra mijëra mbështetësve në São Paulo, ish-presidenti tha se akuzat për grusht shteti kundër tij ishin një “gënjeshtër”.

Duke iu drejtuar tubimit të së dielës në qytetin më të madh të Brazilit, ish-presidenti 68-vjeçar hodhi poshtë akuzat kundër tij dhe tha se janë të motivuara politikisht.

Ai tha se ishte koha për të harruar të kaluarën dhe për ta lënë Brazilin të ecë përpara Ai gjithashtu përdori fjalimin e tij për të folur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2026. Bolsonaro është ende i ndaluar të kandidojë për postin për 8 vjet për minimin e sistemit zgjedhor në Brazil dhe pretendimin se zgjedhjet e fundit ishin të falsifikuara, pavarësisht se nuk ka prova për mashtrime elektorale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb