TIRANË

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, i cili humbi betejën me COVID-19.

Nishani shprehet në mesazhin e tij se pavarësisht pozicioneve dhe projekteve të ndryshme politike, vlera njerëzore dhe dimensioni i dëshirës për të kontribuuar për vendin janë parimet më sublime.

“Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve të ish-Kryeministrit Bashkim Fino!
Pavarësisht pozicioneve dhe projekteve të ndryshme politike që i përkasim, vlera njerëzore dhe dimensioni i dëshirës për të kontribuar për shtetin, për vendin, për Shqipërinë ?? tonë, janë parimet më sublime.
Kur këto parime humbasin dikë, të gjithë ndihemi të pikëlluar.
Pusho në paqe tashmë, Bashkim ? !”, shkruan Nishani.

Fino
Fino

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb