Pas arrestimit të ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, gruaja e tij, Carla Bruni, ka zgjedhur një foto për të konfirmuar mbështetjen për të. Ajo ka publikuar në foto në “Instagram”, ku shihet në momente intime me presidentin dhe përbri saj shkruan :”Lufta vazhdon”. Sarkozy-së iu dha sot një dënim me tre vite burg, me dy vite që iu hoqën. Por ekziston mundësia e arrestit shtëpiak me një byzylyk elektronik.

Ish-presidenti është pothuajse i sigurt se do të apelojë dhe do të mbetet i lirë. Kantautorja 53-vjeçare Carla Bruni shprehu në Instagram zemërimin e saj për vendimin e gjykatës.

Ajo hodhi një foto intime të çiftit dhe shkruajti: “Çfarë situate e çmendur dashuria ime @nicolassarkozy …. Lufta vazhdon, e vërteta do të mbizotërojë”. Kujtojmë se Nicolas, u shpall fajtor për korrupsion sot në një gjykatë në Paris dhe u dënua për përpjekjen për të ndikuar në mënyrë të paligjshme tek një gjykatës gjatë kohës që ishte në detyrë.

 640 0 603d29773d514
640 0 603d29773d514

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb