Hirving Lozano tashmë mund t’i thotë lamtumirë PSV Eindhoven. Javët e fundit meksikani ka marrë disa propozime nga Major League Soccer, me pesë klube që janë në garë për ish-sulmuesin e Napolit.

28-vjeçari, në sezonin e parë në Holandë që prej rikthimit, ka luajtur 18 ndeshje në kampionat, ku ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.  MLS amerikane duket si një mundësi e mirë, kjo edhe për faktin se një aventurë atje do t’i jepte mundësinë që të përfitonte shumë edhe nga ana financiare.Pas përfundimit të edicionit me PSV, Lozano dhe klubi do të ulen të bisedojnë për të ardhmen. Sesi do shkojnë gjërat, do e tregojë koha.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: