Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane për sa i përket zëvendësuesve të Venturës në stolin e skuadrës kombëtare. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, i cili u shkarkua ditën e sotme nga skuadra spanjolle e Alavesh.

Italiani është një nga kandidatura e mundshme për të marrë drejtimin e Italisë. Në listën e gjatë bëjnë pjesë edhe emrat e Mançinit dhe Montelës.

Në rast së De Biazi do të emërohet si trajner i ekipit kombëtar të vendit të tij, ai do të marrë si ndihmës pikërisht Paolo Tramexanin, që aktualisht është i papunë pas shkarkimit nga skuadra zvicerane e Sionit.

De Biazi ishte kandidat për të marrë Italinë edhe kohë më parë, por në fund drejtuesit e FIGC zgjodhën Venturën, i cili rezultoi një dështim duke i lënë jashtë Kampionatit Botëror./Panoramasport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: