NGA: SONILA MUSAJ*
Teksa pritej që prokuroria te jepte pretencën për ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera dhe ish-vartësve të tij, gjithçka ndryshoi me një kërkesë të avokatit Ardian Leka. Leka, i cili është mbrojtësi i të pandehurit Alban Karabashi kërkoi nga gjykata revokimin e gjykimit të shkurtuar, ndarjen e çështjes dhe pavlefshmërinë e disa akteve që ndodhen në fashikull.

Sipas avokatit të Alban Karabashit prokuroria ka paraqitur si prova para gjykatës disa kontrata, përmbajtja dhe forma e të cilave ngre dyshime për falsifikime dhe pavlefshmëri. Gjithashtu, avokati u shpreh se në fashikullin e gjykimit ndodhet një kontratë e firmosur në prill për një tender që është zhvilluar në korrik, pra tre muaj më vonë.

Sakaq në lidhje me këtë kërkesë të avokatit Ardian leka trupi gjykues do të shprehet më datë 18 korrik. Ish-anëtari i qeverisë “Berisha” Spiro Ksera dyshohet për akuzën e ‘vjedhjes nëpërmjet shpërdorimit të detyrës’ kryer në bashkëpunim, duke i shkaktuar buxhetit të Shtetit një dëm prej 30 milionë lekësh të reja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: