TIRANË- Dje në media qarkulloi një foto e ish-ministrit të kabinetit Berisha, Spiro Kserës i dënuar me një vit e 8 muaj burg për shpërdorim detyre, ndërsa u tha se kishte marrë leje nga burgu për të qëndruar pranë familjes. Por e vërteta është krejt ndryshe, ish-ministri e ka lënë përfundimisht qelinë e burgut dhe është i lirë.

Burime të “BalkanWeb” thonë se Ksera ka përfunduar tashmë dënimin e parashikuar. Ai u dënua me 2.5 vjet nga gjykata e shkallës së parë, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Ndërkohë që Gjykata e Apelit i uli dënimin edhe me 6 muaj, rezulton që ish-ministri t’i ketë shlyer vitet e mbetura me kohën e qëndrimit në paraburgim.

Ish-ministri Ksera dhe 6 vartës të tij u akuzuan se duke shpërdoruar detyrën dhe duke falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh, fond i cili ishte deklaruar se ishte përdorur për një sërë aktivitetesh sociale, për shtresa të ndryshme në nevojë. Sipas prokurorisë, zyrtarët nëpërmjet montazhit të videove dhe fotove i kanë deklaruar si të kryera këto aktivitete, të cilat në fakt nuk janë zhvilluar asnjëherë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: