Një tjetër familje e prekur nga lëkundjet e tërmetit të 15 janarit është edhe kjo e Nuredin Hoxhës nga fshati Xibër-Murrizë i Bashkisë Klos. Siç shihet nga pamjet njëra nga faqet e murit të banesës dy katëshe të tij është shembur duke rrezikuar gjithë ndërtesën.

Kryefamiljari Nuredin Hoxha shprehet se ajo natë ka qenë e vështirë për familjen e tij teksa ndodhej pikërisht në dhomën ku gjysma e anës jugore të banesës u shemb.

Sipas tij, rreziku vazhdon për shkak edhe të dëborës që ka nisur të bjerë dhe pesha e saj mund ta shembë të gjithën.

Hoxha është në pritje të një zgjidhjeje nga ana e Bashkisë së Klosit pasi nuk mund të largohet nga aty sepse ka edhe kafshë shtëpiake.

5 anëtarët e familjes Hoxha janë në pritje të autoriteteve lokale se çfarë zgjidhje do t’i japin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: