Identifikohen personat që kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri drejt një lokali në Lushnjë.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb‘ se bëhet fjalë për shtetasit Judin Velo, 32 vjec kunat me viktimën, Ervis Tafa 25 vjec, Sara Liçi 24 vjece, Eksara Sauli 26 vjece si edhe Majlinda Gjyla 66 vjec.

Mesohet se viktima Bledar Muçaj, është pronar i lokalit. Deri më tani nuk dihet nëse viktima ka qenë i ulur me personat e plagosur.

Po ashtu mësohet se atentatorët kanë hapur zjarr nga një makinë tip golf, ngjyrë blu, e cila ka qenë në lëvizje, duke qëlluar me breshëri automatiku drejt lokalit, që ka qenë i populluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: