Gazetari i News24, Osman Stafa ka reaguar pasi u sulmua nga 2 persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e kësaj të diele. Në një lidhje direkte për News24, pas denoncimit në komisariatin nr.3, gazetari tha se ishte sulm për shkak të detyrës.

Ai mohon pretendimet e Policisë së Shtetit se iu ka kërkuar 2 personave të tjerë, të përfshirë në këtë inident, pse nuk ishin në protestë. “Ishin individë të cilët erdhën qëllimisht të më sulmonin për angazhimin qytetar”, tha ai. “Kam marrë edhe kërcënime në të kaluarën se po u paraqita para spitalit Onkologjik do më rrezikohet jeta. Ky është mesazhi që kam kallëzuar disa kohë më parë në Policinë e Shtetit”.

Osman Stafa: Ishim në shoqërinë e 2 gazetarëve të huaj, një italian dhe një polake, po marshonim për të kapur turmën. 2 persona na kanë prerë rrugën duke ofenduar si dhe më kanë lënduar lehtë fizikisht, duke më cilësuar si një person që punën time nuk e bëj mirë. Nuk kam reaguar ndaj këtij provokimi.

Ishin 2 persona që ishin të shqetësuar për raportimet dhe mbështetjen që i kam dhënë protestës.

E dinin që isha gazetar dhe erdhën duke më çjerrë me thonj.

Nuk jam shoqëruar por kam ardhur në Policinë e Shtetit për të kallëzuar 2 personat. Ishte sulm i mirëfilltë ndaj detyrës time si gazetar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb