I ftuar në Berat, në natën e dytë të Festës së Miqësisë, këngëtari Aleksandër Gjoka është ndjerë keq në skenë. Ai ka qenë duke kënduar dhe në një moment ka pasur probleme me tensionin dhe është ndjerë keq. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Eneida Petova për ‘BalkanWeb’.

Menjëherë në Pedonalen ku edhe ishte improvizuar skena e kësaj feste ka mbërritur ambulanca dhe e ka dërguar këngëtarin Gjoka në spital. Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, këngëtari Aleksandër Gjoka ka pasur tension të lartë dhe pasi ka marrë mjekim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, raporton ‘BalkanWeb’.

Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Beratit, së bashku me Redon Makashin dhe Elton Dedën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb