KORÇË

Një automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Bilishtit. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur
rreth orës 02:30 në vendin e quajtur “Çezma e madhe”, ku ka rënë zjarr në automjetin tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit Marsel Buçi, i cili ka qenë i parkuar përpara banesës së tij.

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe rënies së zjarrit.

Paraprakisht dyshohet që ky të ketë lidhje me djegien e mjetit të 27-vjeçares Dezi Arapi më 25 shtator, pasi makina është në pronësi të personit që ajo akuzonte për djegien e makinës së saj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: