Një person nga Orikumi i Vlorës rezulton pozitiv me COVID-19 pasi vizitoi të shtunën qytetin e Sarandës.

Ai shkoi në fundjavë për të pushuar me bashkëshorten e tij në Sarandë dhe u vizitua po aty pasi nuk ndihej mirë.

Po ashtu atij iu mor tamponi i cili u dërgua në Tiranë dhe përfundimisht rezultoi pozitiv me COVID-19. Por në fakt pas tamponimit, personi në fjalë u largua për në Orikum ku dhe po trajtohet aktualisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb