Ambasadori i Izraelit në Itali, Jonathan Peled, ka reaguar ashpër pas një demonstrimi pro-palestinez të mbajtur një ditë më parë në Romë, ku u shfaq një banderolë me mbishkrimin: “7 tetori, Dita e Rezistencës Palestineze”.

Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), ambasadori e cilësoi sulmin e 7 tetorit 2023 si “një akt brutal terrorizmi”, duke kritikuar ashpër ata që, sipas tij, e justifikojnë këtë ngjarje.

“Masakra e 7 tetorit ishte një akt brutal terrorizmi.
Ata që dolën në rrugë për ta justifikuar këtë, demonstrojnë se nuk duan paqe, por përkundrazi mbështesin Hamasin.
E dënoj fuqimisht atë që ndodhi dhe shpresoj se do të denoncohet pa hezitim”, shkroi Peled.

Demonstrata në fjalë u zhvillua në qendër të Romës dhe mblodhi qindra pjesëmarrës, shumica e të cilëve shprehën solidaritet me popullin palestinez dhe kundërshtim ndaj veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb