Adele ka folur sërish  për divorcin e saj nga ish-burri, Simon Konecki, duke pranuar se ndarja e tyre ishte ‘e vonuar’.

Duke folur javën e kaluar për Heart Radio, këngëtarja, 33 vjeçare, u pyet në lidhje me divorcin – që e inspiroi për këngën e re “Easy On Me”.

“Ishte e vonuar. Ishte rraskapitëse, ishte vërtet punë e vështirë, por unë isha në gjendje të merrja kohën që më duhej, e cila nuk është e dhënë për të gjithë, unë jam shumë e vetëdijshme për këtë. Sa më shumë që e shtyni, aq më keq dhe më keq bëhet dhe unë e kisha lënë atë gjithsesi për vite më parë. Kështu që unë do të thoja që ia vlen”- tha Adel.

Adele dhe Simon u ndanë në 2019 pas tetë vitesh njohje së bashku. Ata janë prindër edhe të një djali të quajtur, Angelo Adkins.

190419181251 Adele Simon Konecki Exlarge 169

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: