Një trup i dekompozuar është gjetur ditën e sotme në zonën e Divjakës, ndërsa raportohet se ai i përket një të moshuari të zhdukur rreth një muaj më parë.

Sipas burimeve për BalkanWeb 60-vjeçari me iniciale R. P është denoncuar nga mbesa e tij se është larguar nga banesa disa kohë më parë.

Trupi, i cili nuk ka pasur shenja dhune është zbuluar nga banorë të zonës të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/Informacion paraprak

Më datë 11.03.2023, rreth orës 10:00, në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: