Gjendet e pajetë e moshuara në Portin e Vlorës. Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetari Enrik Mehmeti. Bëhet me dije se gruaja është gjetur në ujë, pranë një rimorkiatori.

Ka qenë stafi i mjetit ujor që ka njoftuar policinë. Sipas policisë 71-vjeçarja me inicialet M.M., e gjetur e pajetë vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Sakaq theksohet se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në  zonën e Portit,  në ujë  është konstatuar  e pajetë shtetasja M.M, 71 vjeçe, banuese në Vlorë. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur. Për këtë shtetase mëngjesin e sotëm kanë bërë kallzim në Polici, familjarët e saj për largim nga banesa. Shtetasja M.M vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb