Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka arrestuar në pikën kufitare të Morinës një 27-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin A. K., banues në Fier.

Tashmë, pritet që ai të ekstradohet drejt Spanjës ku do të vijohet me procedurat e tjera ligjore.

Njoftimi i Policisë:

Morinë, Kukës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Alias”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga drejtësia spanjolle.
Operacioni policor, i zhvilluar nga DVKM Kukës, në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana.
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, 27-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, organizatë kriminale dhe falsifikim të dokumenteve.
Shërbimet e DRKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar
“Alias”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, e shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Organizata kriminale” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: