Kancelari i Austrisë Karl Nehammer tha të mërkurën se vendosi të shkojë në Moskë për t’u përballur me presidentin rus Vladimir Putin me atë që pa në Ukrainë.

“Mora vendimin të shkoj në Moskë, të shikoja në sytë e Presidentit Putin dhe ta përballesha me atë me atë që shikoja”, tha kancelari në një intervistë me Becky Anderson të CNN.

Kur u pyet për mendësinë e Putinit gjatë takimit, Nehammer tha se Putin ishte “shumë i ashpër” dhe “i qartë” në mesazhet e tij.

“Në këndvështrimin e tij, ai duhet të mbrojë Federatën Ruse, rusët që jetojnë në Ukrainën lindore,” tha ai.

Kancelari austriak vazhdoi duke thënë se “nuk është e lehtë për Putinin të flasë për krimet e luftës”, duke shtuar se ai u përball me Putinin për krimet e luftës dhe i tha atij “është e nevojshme që të ketë drejtësi ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara atje”.

I pyetur nëse Putin pranoi se po kryheshin krime lufte, Nehammer u përgjigj: “Epo, ju e dini, është presidenti Putin. Në këtë pozicion, ai nuk ishte i qartë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb