TIRANE- Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) vijon intensivisht inspektimet në të gjitha subjektet e tregtimit me shumicë e pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse.

Në zbatim të ligjit “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre” si dhe me angazhimin e kryeinspektorit të ISHTI-t, Gazmend Osmani, vetëm gjatë muajit prill janë kryer 693 inspektime në gjithë vendin, nga të cilat 127 janë sh.a dhe 566 sh.p.k.

“Pas kontrolleve të ushtruara nga inspektorët e ISHTI u mbajtën aktet përkatëse të bllokimit, ndalimit apo konstatimit nga inspektorët. Pas shqyrtimit të akt konstatimeve nga komisioni i ankimeve administrative, vendosi masën e gjobës 33 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse. Vendimi i komisionit për gjobë ndaj këtyre subjekteve merret në bazë të ligjit “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”. Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial do të vijojë pa ndërprerje kontrollet në të gjitha pikat e tregtimit të karburantit dhe të lëndëve djegëse”, thuhet në njoftimin e ISHTI-t.

ISHTI u bën apel atyre të blejnë bombola gazi (GLN) në pikat e shpërndarjes të cilat janë të certifikuara dhe që përmbushin elementët e sigurisë teknike.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: