Islanda nuk është një rival komod, për më tepër në transfertë, një udhëtim i gjatë, ndryshim regjimi, orari e shumë detaje të tjera e bëjnë këtë sfidë jo pak delikate. Ishulli mbetet një tabu për Shqipërinë, në dy përballjet e zhvilluara në skajin veriorë nuk kemi arritur kurrë të marrin qoftë dhe një barazim, dy ndeshje dy humbje.

Në total, në 7 përballjet, Islanda ka fituar 4, Shqipëria 3. Sigurisht, Islanda nuk është më ajo përfaqësuese e “Euro2016”, ku jo vetëm që u kualifikua për herë të parë, ashtu si edhe Shqipëria, por arritën të shkonin deri në fazën çerekfinale.

Ishullorët nuk njohin fitore që prej 11.10.21, për fatin e tyre të mirë kalendari i rezervonte një përfaqësuese të vogël si Lihtenshtejni. Pavarësisht këtyre detajeve, ishullorët e nisën Ligën e Kombeve me një rezultat pozitiv duke marrë një barazim 2-2 në transfertë përballë Izraelit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb