Shteti Islamik, ISIS, ka kërcënuar se do të rrëmbejë e ndëshkojë tifozët që kapen duke parë përballjen e Cristiano Ronaldo­s dhe Lionel Messi­t në “El Clasico”. Ata paralajmëruan se kushdo që kapet duke parë ndeshjen në mes Barcelonës dhe Real Madridit do t’i dorëzohet 18 gjuajtjeve me kamzhikë.

Kafeneve dhe restoranteve në territorin e mbajtur nga ISIS u kërkohet të fikin televizorët, kur dy klubet më të mëdha të Spanjës janë në fushë. Një burim nga Kurdistani i tha “DailyStar”: “IS ndalon shikimin dhe ushtrimin e sportit, veçanërisht të futbollit, pasi e sheh si një produkt të Perëndimit dekadent”. ISIS ka vrarë një grup adoleshentësh, 13 tifozë të futbollit, që u kapën duke shikuar një ndeshje këtë vit. Është e paqartë nëse dikush është dënuar se pa ndeshjen e së dielës së kaluar, kur Barcelona fitoi 2-­1.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: