IRAK– Të ashtuquajturit Shteti Islamik ka liruar rreth 350 pjesëtarë të pakicës Jazidi të Irakut të shtunën, duke i dorëzuar ata në territor të sigurt në pjesën veriore kurde të vendit.
Pothuajse të gjithë të liruarit ishin të moshuar, të paaftë apo të sëmurë si dhe disa foshnje me sëmundje të rënda, thotë reporteri i Reuters-it i cili i ka parë ata teksa arrijnë në qytetin Kirkuk të kontrolluar nga kurdët.
Militantët e Shtetit Islamik kanë sulmuar komunitetin Jazidi në veriperëndim të Irakut verën e kaluar, duke vrarë apo rrëmbyer dhe skllavëruar me mijëra persona nga ky grup minoritar.
Ata që mundën të iknin në rajonin autonom kurd, ku shumë persona jetojnë në kampe së bashku me pakica tjera fetare e etnike e po ashtu edhe myslimanë sunitë të zhvendosur nga militantët islamikë.
Një nga jazidit e liruar, që është në të 70-tat, thotë se luftëtarët e Shtetit Islamik i kanë urdhëruar ata të futen nëpër autobusë të shtunën ndërsa ka theksuar se janë frikësuar se do të dërgoheshin për ekzekutim.
Por, ata u dërguan në zonën Shirqat të kontrolluar nga Shteti Islamik, ku kaluan natën dhe nga atje u dërguan në Hawija që është hyrja jugperëndimore e Kirkukut.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: