Një mbështetës britanik i Shtetit Islamik ka publikuar emrin dhe adresën e një prej komandove amerikane, që mori pjesë në ekzekutimin e Osama bin Laden.

Sipas ‘The Mirror’, ai u ka bërë thirrje ekstremistëve amerikanë që të ekzekutojnë anëtarin e Navy Seal, që vrau terroristin më të njohur në botë. Ai ka ofruar informacion për të gjithë se si të gjejnë Robert O’Neill, që thuhet se ka qëlluar për vdekje shefin e Al Kaedës.

Sipas xhihadistit britanik, O’Neill duhet të jetë tani e tutje shënjestra numër një. Pavarësisht përpjekjes për censurë, informacioni për komandon e Navy Seal është përhapur me shpejtësi mes ekstremistëve.

“Po e lë këtë informacion mbi Robert O’Neill për vëllezërit e mi në Amerikë dhe për Al Kaedën atje, si shënjestra numër një që duhet gjurmuar dhe vrarë,” shkruan xhihadisti.

Ai madje postoi edhe një shkrim të IBT, ku babai i O’Neill shprehet se familja e tij nuk e ka frikë Shtetin Islamik. Robert O’Neill thuhet se është ndarë nga e shoqja për arsye sigurie. Kjo e fundit tha se po ndryshojnë edhe emrat.
“Pak a shumë po e fshijmë atë nga jeta ime dhe e fëmijëve, por për arsye sigurie”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: