Militantët e Shtetit Islamik janë zotuar se do të kryejnë sulme terroriste në Gjermani dhe Austri në atë që mund të konsiderohet si video e parë në gjuhën gjermane realizuar nga ISIS. Në këtë video lëshohet një kërcënim personal kundër kancelares Angela Merkel në shenjë hakmarrjeje për gjakun e derdhur të myslimanëve në Afganistan.

Në videon e sapo publikuar pesëminutëshe dy xhihadistë të ISIS të cilët flasin gjermanisht i bëjnë thirrje myslimanëve në Europë qe t’i bashkohen ISIS në Siri dhe Irak dhe të nisin xhihadin në Gjermani dhe Austri duke vrarë të pafetë kudo që ata ndodhen madje edhe në shtëpitë e tyre, raporton Die Welt.

Një prej militantëve i drejtohet kancelares Merkel duke e kërcënuar se ata do të marrin hak për gjakun e derdhur të myslimanëve në Afganistan dhe pjesëmarrjen e ushtarëve gjermane në këtë luftë.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: