EGJIPT-Militantët islamikë kanë sulmuar postblloqet e ushtrisë në rajonin e trazuar të Sinait, duke vrarë së paku 50 ushtarë. Në deklaratën e ushtrisë thuhet se 22 “terroristë” janë vrarë në përleshje me forcat e sigurisë.

Sulmet kanë goditur së paku 5 postblloqe ushtarake pranë qyteteve Sheikh Zuveid dhe Rafah. Sulmuesit po ashtu kanë marrë peng ushtarë dhe kanë konfiskuar disa automjete të blinduara. Disa raporte, që citojnë burime të paidentifikuara të sigurisë, thonë se numri i ushtarëve të vrarë është 30.

Sulmet vijnë vetëm dy ditë pas vrasjes së kryeprokurorit të Egjiptit. Militantët në rajonin e Sinait kanë luftuar me forcat egjiptiane të sigurisë për vite të tëra, por ato i kanë intensifikuar sulmet pas rrëzimit nga pushteti të presidentit islamik, Mohammed Morsi, në korrik të vitit 2013.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: