Grupi militant i ashtuquajtur Shteti Islamik (IS) i ka zënë pritën një karvani të luftëtarëve pro-regjimit sirian, duke vrarë të paktën 26 persona. Ky fakt është bërë i ditur nga organizata ‘Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut’ me bazë në Britani të Madhe.

“Përleshjet e armatosura çuan në shumë viktima”, tha organizata duke i cilësuar këto luftime si më të ashprat që nga fillimi i vitit, raporton AFP. IS pushtoi pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut dhe shpalli një “kalifat” ndërkufitar më 2014. Grupi u mposht në Siri në mars të vitit të vitit 2019, por qelizat e tij vazhdojnë të kryejnë sulme.

Lufta në Siri që filloi më 2011 ka marrë më shumë se 400.000 jetë, ka zhvendosur mbi 6 milionë banorë brenda vendit, si dhe ka detyruar të paktën 5.5 milionë të tjerë të jetojnë si refugjatë, sipas agjencive të Kombeve të Bashkuara.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: