SIRI– Militantët e ISIS kanë shkatërruar një pjesë të amfiteatrit romak në qytetin e lashtë të Palmirës në Siri. Fasada e amfiteatrit, e cila i përket shekullit të dytë dhe monumenti i quajtur Tetrapylon janë shkatërruar, raportojnë mediat shtetërore. Kjo nuk është hera e parë që ISIS shkatërron qytetin antik të Palmirës.

Më herët ISIS ka hedhur në erë me eksploziv tempullin Bel, një dëshmi e gjallë e historisë dhe kulturës botërore i cili ndodhej në Palmiran, në Siri si dhe strukturën harkore afro 2 mijë vjeçare, të njohur si Harku i Palmirës, në qytetin e lashtë.

Kreu i Antikiteteve dhe i Muzeve të Sirisë ka thënë më herët se duhen të paktën 5 vite për rehabilitimin e monumenteve të shkatërruara ose të dëmtuara në qytetin e vjetër të Palmiras, nën kontrollin e ISIS-it për një periudhë 10 mujore.

“Nëse do të kemi miratimin e UNESCO-s, duhen të paktën 5 vite për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara dhe të dëmtuara nga ISIS-i”,- ka deklaruar Maamoun Abdelkarim.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: