Shkrimtari Sadik Bejko deklaroi në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, se shkrimtari Ismail Kadare e meriton çmimin “Nobel”.

Sipas Bejkos, veprat e Kadaresë janë të përkthyera në të gjithë botën, dhe se ai ka qenë më lartë se Peter Handke në renditjen për “Nobel-in”.

“Kadare e meriton çmimin “Nobel”. Veprat e tij përkthehen në gjithë botën. Ai ka qenë më lart në renditje për këtë çmim, ndërsa Handke ka qenë shumë më poshtë. Kadare është shkrimtar i tirazheve të mëdha.

Kadare jetën e tij krijuese e ka të gjallë në gjithë botën. Marrja apo jo e çmimit “Nobel” është për ne e pakëndshme. Ndërsa, Kadare, e ka marrë apo jo, është në atë çmim”, tha shkrimtari.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb