Ardian Ismajli mund të jetë një nga emrat që do të ndezin ditët e fundit të merkatos së verës në Itali. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është shfaqur në radarët e Udineses, e cila po kërkon të sistemojë repartin e prapavijës pas largimit të Thomas Kristensen drejt Atalantës.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, klubi friulan e ka identifikuar lojtarin e Torinos si një prej kandidatëve kryesorë për të marrë vendin e lënë bosh nga danezi. Ismajli luajti në sezonin e kaluar 25 ndeshje me Torinon. Më herët, ai është aktivizuar në radhët e Empolit.
