Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 274 viktima dhe 1,401 raste të reja, në Itali.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur sot më 29,958 dhe numri i personave të infektuar në 215,858.

Deri më sot rezultojnë 96,275 pacientë të shëruar nga Covid 19 në Itali dhe janë 3,030 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Në repartet e terapisë intesive në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 pacientë më pak.

Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 720 raste pozitive më shumë dhe 164 viktima në 24 orët e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb