Është bërë virale në rrjet fotoja e një 81-vjeçare nga Sardenja me maskë që lëviz me gomarin e tij. Në kohën e koronavirusit, Marco Dessi, vazhdon të bëjë jetën e tij të përhershme pavarësisht masave të marra.

Cdo mëngjes mbi gomarin e tij, ai shkon në fshat për të ushqyer delet e tij, derrat dhe qenin.

Me certifikatë kalimi me vete dhe maskën në fytyrë ‘kur shkoj në fshat nuk takoj asnjë, por edhe nëse takoj jam me maskën që më ka dhënë mbesa ime infermiere’ tregon.

‘Ndjek çdo ditë lajmet dhe e kam kuptuar që ky është një virus i rrezikshëm mbi të gjitha ër të moshuarit. Gjithmonë kam qenë i shëndetshëm por këtë herë duhet të jemi të kujdesshëm. Unë një situatë si kjo se kam parë asnjëherë’, ka pranuar i moshuari.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb