Vigjilenca e një zhytësi, i cili vuri re diçka metalike pranë bregut të Sardenjës, Itali, çoi në zbulimin e dhjetëra mijëra monedhave romake bronzi, njoftoi Ministria e Kulturës e Italisë.

Monedhat, të cilat datojnë në gjysmën e parë të shekullit të katërt, u gjetën në një vend me rërë, mes algave të detit, pranë bregut verilindor të ishullit.

Data e zbulimit nuk është bërë e ditur nga ministria.

Numri i monedhave të gjetura nuk dihet ende saktësisht, po ato vlerësohet të jetë të paktën 30,000 monedha dhe ndoshta 50,000.

Monedhat e gjetura quhen follis. Është një monedhë bakri e prezantuar rreth vitit 294 pas Krishtit, me reformën monetare të perandorit Dioklecian.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të gjitha monedhat janë në gjendje të shkëlqyer. Edhe ato pak monedha që janë dëmtuar kanë ende mbishkrime të lexueshme, sipas ministrisë italiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb