ITALI

Pas një aksioni të zhvilluar nga policia italiane gjatë ditës së djeshme u arrestuan 22 persona, mes tyre edhe biznesmeni shqiptar, Gëzim Sallaku si dhe tre vëllezërit e tij. Këta të fundit u akuzuan për armëmbajtjen pa leje, ndërsa gjatë kontrolleve  u gjetën 3 pistoleta në një garazh, i cili ishte në pronësi të vëllezërve shqiptarë, raporton “BalkanWeb”.

Gjykata italiane ka liruar biznesmenin dhe pronarin e klubit “Darfio” si dhe dy vëllezërit e tjerë, ndërsa i treti vijon të mbahet në burg, ku ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik droge në Itali. Lajmi raportohet nga mediat lokale në Itali, të cilat nuk japin detaje se përse gjykata ka dalë në këtë përfundim.

Sallaku
Sallaku

Kujtojmë se kohë më parë drejtësia italiane ka hetuar Sallakun për evazion fiskal si dhe fshehje të ardhurash, por në fund vendosi t’i rikthejë 13 milionë dollarë të cilat ia sekuestroi me dyshimet e mësipërme.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb