ITALI – Një 29-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Treviglio të Italisë, pasi është qëlluar me një plumb pistolete. Mediat e shtetit fqinj bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Arben Vorfi, i njohur si person me precedentë penalë në Itali.

Mësohet se turpi i pajetë i 29-vjeçarit është gjetur nga një mik i tij, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë. Sipas fqinjëve, të martën në mbrëmje, në shtëpinë e shqiptarit janë dëgjuar zhurma, goditje dhe të shtëna me armë.

Sipas hetimeve të para, duket se viktima njihej mirë me ekzekutorin, dhe shkak për vrasjen mund të jetë bërë prishja e pazareve të drogës.

Arben Vorfi jetonte i vetëm në katin e parë të një pallati në rrugën Compagnoni 1 në Treviglio dhe shpesh punonte si murator.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: