ITALI – Një shqiptar ka rënë sot në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 1 kg kokainë, me një pistoletë dhe disa fishekë. Ai quhet Nesti Begaj.
Mediat italiane njoftuan se Begaj punonte në një firmë ndërtimi dhe banonte në Martinsicuro, me dokumenta të rregullta. Ai e kishte fshehur kokainën në depon ku mbaheshin mjetet e punës.
Pas zbulimit të drogës së fshehur nga një skuadër policie në lëvizje, u hodhën dyshime se ai ka pasur të bëjë me ngarkesa të tjera droge shumë më të mëdha se ajo që u kap. Tashmë ai do të akuzohet për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.
(ar.sh/BalkanWeb)