ITALI-Një traget i linjës Ancona Durrës është bllokuar në port që prej mbrëmjes së djeshme.

Një nga pasagjerët ka telefonuar në Neës24 dhe ka treguar se trageti është nisur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme por pas një ore ka pësuar defekt dhe është tërhequr sërisht në port.

Sipas pasagjerit Petrit Halili gra, fëmijë dhe të moshuar vazhdojnë të presin në traget dhe ende nuk kanë marrë një përgjigje se kur mund të nisen drejt Shqipërisë.

REAGON KAPITENERIA: PASAGJERËT DO NISEN ME LINJËN BARI-DURRËS
Pas publikimit të problemit të tragetit të linjës Ancona-Durërs në Neës24 ka reaguar Kapiteneria e Portit Durrës. Burime nga Kapiteneria bëjnë me dije se trageti ka pësuar një defekt mekanik dhe se pasagjerët do të udhëtojnë sot pasdite me tragetin e linjës Bari-Durrës. Sipas Kapitenerisë pasagjerëve u janë ofruar disa alternativa si rimbursim i plotë i biletës dhe transport publik drejt Barit për tu nisur më pas prej andej për në Durërs ose ushqim për ata që kanë zgjedhur të presin deri në riparimin e defektit.

Kapiteneria bën me dije se pasagjerët po transportohen tashmë drejt portit të Barit dhe do nisen në orët e pasdites me një traget të linjës Bari-Durrës.
(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: