ITALI- Abuzim psikologjik, dhunë fizike, kërcënime me vdekje, poshtërime të të gjitha llojeve, edhe në sy të fëmijëve të mitur. Policia italiane e Provincës së Savonës ka arrestuar shqiptarin Skënder Hoxha, pas denoncimit të bashkëshortes, e cila ka rrëfyer se për 18 vite rradhaz ishte viktimë e dhunës së tij.

Sipas mediave italiane, qe kane siguruar dëshminë e gruas ne polici, prej vitit 1997, bashkëshorti i saj, me profesion zejtar, i humbiste të gjitha paratë e fituara në lojërat e fatit. Pas çdo humbje kthehej në shtëpi duke shfryrë zemërimin tek bashkëshortja dhe fëmijët minorenë. Pas dhunimit të rradhës kryer gjatë orëve të fundit, e pas 18 vite dhunë fizike e psikologjike, bashkëshortja e tij nuk ka duruar më. Ajo i është drejtuar rajonit të Policisë sëbashku me dy fëmijët e saj. Policia me pas i ka strehuar ata në një strukturë mbrojtëse në ndihmë të personave, viktimë të dhunës familjare. Hoxha, u arrestua në banesën e tij në komuën Borgio Verezzi. Tani ndodhet në burgun Sant’Agostini të kësaj province, në pritje të proçesit gjyqësor.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: