Në përfaqësuesen e Italisë i kanë idetë e qarta, Roberto Mancini përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen. Presidenti i Federatës, Gabriele Gravina është promotori i tij më i madh, dëshiron që Mancini të rinovoj kontratën e tij aktuale e cila i skadon më 2022, pas Botërorit në Katar. Italia ka nisur një projekt të ri për të rinovuar kombëtaren, Mancini po e bën shumë mirë këtë, ka afruar shumë elemente të rijnë por pa humbur kurrë statusin e një përfaqësueseje 5 herë kampione bote.

Mancini nga ana e tij nuk do të ishte kundër një rinovimi, por për momentin po merr më shumë kohë, fundja nuk e ka me nxitim. Si Mancini ashtu dhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, janë të vetëdijshëm se në këtë fazë gjëja më e mirë janë negociatat e qeta për të ruajtur këtë klimë shumë pozitive që është krijuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb