Në Itali fëmijët do të marrin mbiemrin e të dy prindërve, sipas radhës së rënë dakord prej tyre, përveç nëse të dy vendosin, me marrëveshje të përbashkët, t’i atribuojnë vetëm njërin, të nënës ose të babait.

Pas dekadash pritjeje, ky është një hap historik për gratë që më në fund t’u japin fëmijëve të tyre mbiemrin. Në përgjithësi ky vendim është pritur shumë mirë në vendin tonë fqinj.

Gjykata Kushtetuese, e kryesuar nga Giuliano Amato, ka shpallur paligjshmërinë e plotë kushtetuese të të gjitha rregullave që parashikojnë caktimin automatik të mbiemrit të babait, në lidhje me fëmijët e lindur në martesë, jashtë martesës dhe fëmijët e birësuar.

Gjykata e konsideroi “diskriminues dhe dëmtues për identitetin e fëmijës rregullin që automatikisht pohon mbiemrin e babait”.

Ky vendim i jep fund një sundimi të prapambetur dhe antihistorik, duke i vënë përfundimisht baballarët dhe nënat në të njëjtin plan, pa hierarki të detyrueshme.

Këtë nismë pritet ta aprovojnë edhe shtete të tjera në perëndim, që duan t’u japin grave gjithmonë e më shumë të drejta të barabarta me burrat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb