ITALI

Në 24 orët e fundit autoritete shëndetësore në Itali e kanë raportuar 10,593 raste të reja me koronavirus në vend. Sipas të dhënave të fundit janë kryer 257,034 pas 143,116 një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit 541 persona kanë humbur jetën, shifër kjo më e lartë se një ditë më parë ku u konfirmuan 420 viktima, duke e cuar në 86,422 numrin total të vdekjeve.

Shkalla e pozitivitetit bie në 4.1% pas 5.98% dhe numri i pacientëve të shtruar në spitale ka rënë. Rajoni më i prekur është Lombardia me 1230 të infektuar, e ndjekur nga Lazio me 1.039 të infektuar, Puglia me 995, më pas Emilia-Romagna me 993 dhe Campania 976 të infektuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: