Të dhëna inkurajuese vijnë nga Italia sa i takon të infektuarve me COVID-19. Ditën e sotme përtej Adriatikut janë raportuar 11.641 raste të reja, nga 13.442 që ishin ditën e djeshme.

Po ashtu është ulur dhe numri i viktimave.

Në 24 orët e fundit 270 persona nuk e kanë fituar betejën me virusin.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Greqinë e cila ka regjistruar sërish shira të larta të rasteve të reja. Në 24 orë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 733 persona.

Që prej fillimit të pandemisë në vendin helen janë shënuar 163.946 persona të infektuar, ndërsa viktimat janë ndaluar në shifrën e 5.972 personave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb